Sovjetikët ishin gati të bombardonin Perëndimin

anazapta

Për pak sa nuk u prek Lufta e Tretë Botërore në vijim të manovrave ushtarake të NATO-s për një simulim të një ndërhyrjeje në Jugosllavi. “The Observer” sjell disa dokumente qeveritare amerikane të deklasifikuara që dëshmojnë për këtë

Në vitin 1983, NATO-ja dhe Pakti i Varshavës arritën në pragun e konfliktit siç nuk kishte ndodhur kurrë që nga kriza e raketave të Kubës, në vitin 1962. Dokumente qeveritare amerikane, të deklasifikuara në bazë të “Aktit të Lirisë së Informacionit “, me kërkesë të drejtorit të Shërbimeve Bërthamore, Peter Burt, e kanë zbuluar së fundi këtë fakt, i cili këtë javë u publikua në të përditshmen britanike “The Observer”.

Ato që e nxitën përshkallëzimin e konfliktit ishin manovrat ushtarake të Aleancës Atlantike, të quajtura “Operation Able Archer”, në të cilat u angazhuan mbi 40 mijë ushtarë amerikanë të NATO-s në shumë vende të Evropës Perëndimore. Qëllimi ishte simulimi i një skenari, i cili i tregonte Forcat Blu (të NATO-s) duke mbrojtur aleatët pas dërgimit të Forcave Portokalli (Pakti i Varshavës) në Jugosllavi në vazhdimësinë të tronditjeve të brendshme në të.

Gjithnjë në kuadrin e simulimeve, manovrat e perëndimorëve parashikonin që Forcat Portokalli  pushtonin Finlandën, Norvegjinë dhe Greqinë, duke detyruar NATO-n të reagonte. Por, Moska i interpretoi në mënyrë të gabuar lëvizjet masive të trupave. I druhej një sulmi kundër Paktit të Varshavës dhe u përgatit që të lançonte sulmin bërthamor sipas rregullores ruse.

Dokumentet e deklasifikuara, vërtetojnë se sovjetikët vendosën të montonin një duzinë bombarduesish në Gjermaninë Lindore dhe në Poloni dhe njëkohësisht vendosën në pararojë 70 raketa “SS-20” me mbushje bërthamore. Gjithashtu nëndetëseve bërthamore sovjetike iu urdhërua të pozicionoheshin poshtë akujve të Arktikut në mënyrë që t’i shpëtonin  vëzhgimit të NATO-s.

Perëndimi nuk do të kishte mësuar kurrë për kërcënimin  e një sulmi sovjetik në vitin 1983, në kohën kur Shtëpinë e Bardhë ishte president Ronald Regan, po të mos qe për zbulimet që bëri Oleg Gordievsky, ish-agjent i KGB-së, i cili filloi të bashkëpunonte me shërbimet britanike, duke i lejuar kryeministres së atëhershme Margaret Theçer që të vihej në dijeni për aq sa ishte planifikuar.

Ky fakt e tronditi “Zonjën e Hekurt” në atë pikë sa e bindi atë mbi nevojën për të përshpejtuar përpjekjet për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Kur Mikhail Gorbaçov u vendos në Kremlin një perspektivë e tillë nisi të manifestohej. Për ish-kreun e Inteligjencës australiane, Paul Dibb, “Able Archer mund të ishte bërë shkak i një katastrofe të cilën askush nuk e dëshironte. Sulmet bërthamore midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara,do të kishin qenë të një fuqie edhe më të madhe se ajo që kërcënoi konfliktin global në vitin 1962./D.Gjuzi

Share This Article
4 Comments
    • Ehh mor Enea,, njerzit mendojne per kohen e atehershme sikur te jene tani ne kohe paqe, nuk ishte aq budalla enveri jo, e dinte shume mire se cfare vlonte ne bote, dhe e dinte se nga te 4 anet ishte i rrethuar nga fqinje qe prisnin vetem rastin per te sulmuar Shqiperin ushtarakisht.

  • rusi ja ka mbajt qadren SHBA se nuk ja mban as rusit e as kines,sa te jene SHBA te dhe BE ja nuk ja mban as njerit me prek SHBA te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *