Në ju thënçin-u thye Arbeni,
në është mik-pa turp-do t’ju gënjejë,
po të më kërkoni do më gjeni,
do më gjeni veç ku ka betejë.
Në ju thënçin-ju ka tradhëtuar,
miq të dashur-ju gënjen sërish,
Zoti vetë më ka komanduar,
nëpër Divizione poezish.
Në ju thënçin-zëmra i ka ngrirë,
dhe lypsarit nuk i dha lëmoshë,
mos besoni-o njerëz të mirë,
mos besoni-ç’ju thotë një kodosh!
Në ju thënçin-në të artën stinë,
braktisi pa turp një lozonjare,
mos besoni-se për dashurinë,
unë shkoj këmbëzbathur përmbi zjarre.
Në ju thënçin-tani është sëmurë,
dhe shtratin ka zënë si një meit,
mos besoni-unë nuk shtrihem kurrë,
edhe po të vritem ndonjë ditë!
Në ju thënçin-humbi burrërinë,
dhe u bë lëpitkë në këmbë të shtetit,
mos besoni-nuk e fal lavdinë,
shpirt’ i flakëruar i poetit!
Në ju thënçin-se shpresën ka humbur,
në avuj rakie është mbytur,
mos besoni-asgjë s’më ka tundur,
ylli i shpresës kurrë s’më është venitur!
Në ju thënçin-nata e ka zënë,
dhe ka humbur në një errësirë,
sërish një gënjeshtër ju ka thënë,
mos besoni-o njerëz të mirë!
Në ju thënçin-t’ju thonë ç’të duan,
Bota është e mbushur me kodoshë,
Arben Duka asnjë fije s’luan,
dhe për të ndryshuar nuk ka moshë…
E mira do shpallet Mbret…
Dhe fituan të pabesët,
dhe u shtypën të pashpresët,
nga kjo luftë e kjo përpjekje,
shpresa u plagos për vdekje.
U plagos e u hoq zvarrë,
po akoma s’është vrarë.
Pak kanë mbetur-shumë kanë ikur,
shumë kanë rënë e pak janë ngritur,
lufton drita errësirën,
lufton e keqja të mirën.
Po shpresa ime nuk humb,
se do ketë një gjyq në fund,
paskëtaj do hapen retë,
e mira do shpallet Mbret!
A.DUKA

Pershendetje nga Nju Jorku, i madhi Arben…..kam ender T” Ju takoj nje dite …nuk di si mund tju gjej…faleminderit per shpresen dhe entuziazmin qe me falet kaq larg per Jush..
Moto sublime, sa njerezore dhe madheshtore. Fjalet gjenden permes ndjenjes dhe mendimit, permes brumit me te cilin eshte gatuar vete poeti.
“do më gjeni veç ku ka betejë.”
ti je me të vërtetë në betejë o duk,por mos harro se të jesh në betejë nuk është se je në krah të SË VËRTETËS,TË SË DREJTËS!!
o dukëëëëë¨!!
edhe tradhëtia është në betejë!mos kujto se është në gjumë!!shpesh ajo e ka betejën më të fortë e e kundërta e saj!!
tradhëtia duhet të luftojë me një popull të tërë!!
tradhëtia është gjithnjë pakicë o dukë!!
tradhëtia ka vetëm një gjë në favor të saj!!
ka armatimin më të mirë!!
ps:më tutje nuk e vazhdova dot,do më kishte zënë dhe purtha!!për të vjellë më mjaftoi strofa e parë!!
ndrroje emrin në belul o beno!!
sa i bukur do të ishte belul duka!!