Për të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, për shkak të dëmeve të shkaktuara, do të kenë mundësi të përfitojnë nga Fondi i Qirasë që mundëson Bashkia e Tiranës. Me anë të këtij fondi, bashkia e Tiranës do tu paguajë qytetarëve të prekur nga tërmeti, qiranë e shtëpisë për një vit, me vlerën e tregut.
Por cilat janë procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për aplikimin e Fondit të Qirasë?
Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin. Aty do të depozitojnë pranë dokumentacionin si më poshtë:
- Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative
- Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
- Certifikatë familjare;
- Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.
l.h/ dita
