Tërmeti/ Procedurat që duhen ndjekur për të përfituar qiranë

Leda Hysa

Për të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, për shkak të dëmeve të shkaktuara, do të kenë mundësi të përfitojnë nga Fondi i Qirasë që mundëson Bashkia e Tiranës. Me anë të këtij fondi, bashkia e Tiranës do tu paguajë qytetarëve të prekur nga tërmeti, qiranë e shtëpisë për një vit, me vlerën e tregut.

Por cilat janë procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për aplikimin e Fondit të Qirasë?

Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin. Aty do të  depozitojnë pranë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative
  2. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
  3. Certifikatë familjare;
  4. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *