Ministria e Financave do tu rikthet të gjitha çështjeve të subjekteve që kanë kryer shkleje të procedurat tatimore dhe ato doganore, gjatë qeverisjes së shkuar. Ky fakt është konfirmuar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në komisionin e Ekonomisë, i cili deklaroi se asgnjë qindarkë e shqiptarëve nuk do të shkojë dëm. Pjesë e këtij shqyrtimi do të jenë edhe subjektet që kanë detyrime akcize për të paguar, por nga kalimi i kësaj takse nën administrimin e doganave, iu krijoi hapsirë për të bërë akcizën “fluide”. Ndërkaq Ministria e Financave ka kërkuar informacion lidhur me këto raste, përfshirë edhe çështjen e Bankers Petroleum të sjellë në vëmnedje nga AS, që i detyrohet tatimeve një vlerë prej 25 milionë euro, por që ndryshimet ligjore në vjeljen e akcizës ia lanë asaj mundësi interpretimi ligjor, duke mos derdhur kështu në arkën e shtetit 20 miliardë lekë.
“Paratë të mos shkojnë në xhepat e oficarëve. Drejtësinë dhe rregullin do e vandosim për të ardhmen, por nuk do lëmë pa ndëshkuar të gjithë rastet e shkeljes së ligjit të së kaluarës. E ardhmja të jetë e qartë dhe më trajtim sipas ligjit”- tha Cani
Ministri Cani i bëri deklarimet në prezantimin e kontratës së firmosur nga qeveria shqiptare me kompaninë ”Crown Agents” për asistencën teknike të doganave shqiptare në komisionin e ekonomisë. Cani tha se pikërisht adminiistrimi më i rreptë i doganave do të shmagë rastet abuzive.
“Kësaj shoqërie i kemi vënë si kusht që 25% e pagesës që ne do të bëjmë kësaj shoqërie të jetë e kushtëzuar me disa tregues performance. 10% e pagesës mbahet dhe kushtëzohet me realizim e objektivit që kemi marrë që të ardhurat në dogana nga niveli më i lartë i arritur deri tani, 10.1% e prodhimit të brendshëm bruto të shkojë 11%”- u shpreh Cani.
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh kundër kësaj kontrate, e cila nga paratë e shqiptarëve do të paguajë një kompani klienteliste pranë qeverisë, por që nuk do përmirësojë rritjen e të ardhurave.
“Kontrata vjen së pari në parlament për të anashkaluar plotësisht garën e nevojshme.
Së dyti erdhi në parlëment për të qënë e pataksuar, jo vetëm kompania që fiton një shërbim konsulence në Shqipëri me fonde të Shqipërisë por dhe personeli”- tha Bode.
Kontrata me kompaninë ”Crown Agents” do të zgjasë 2 vjet, ajo do i kushtojë qeverisë 8.5 milionë euro. Por opozita pretendon se kjo vlerë do të arrojë 13.5 milionë euro, duke përmenduar edhe faktin se ajo përjashtohet nga taksat vendore.
