Detyrimet e papaguara, Cani: Të gjithë subjektet do t’i shlyejmë

redaktor

Ministria e Financave do tu rikthet të gjitha çështjeve të subjekteve që kanë  kryer shkleje të procedurat tatimore dhe ato doganore, gjatë qeverisjes së shkuar. Ky fakt është konfirmuar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në komisionin e Ekonomisë, i cili deklaroi se asgnjë qindarkë e shqiptarëve nuk do të shkojë dëm. Pjesë e këtij shqyrtimi do të jenë edhe subjektet që kanë detyrime akcize për të paguar, por nga kalimi i kësaj takse nën administrimin e doganave, iu krijoi hapsirë për të bërë akcizën “fluide”. Ndërkaq Ministria e Financave ka kërkuar informacion lidhur me këto raste, përfshirë edhe çështjen e Bankers Petroleum të sjellë në vëmnedje nga AS, që i detyrohet tatimeve një vlerë prej 25 milionë euro, por që ndryshimet ligjore në vjeljen e akcizës ia lanë asaj mundësi interpretimi ligjor, duke mos derdhur kështu në arkën e shtetit 20 miliardë lekë.

“Paratë të mos shkojnë në xhepat e oficarëve. Drejtësinë dhe rregullin do e vandosim për të ardhmen, por nuk do lëmë pa ndëshkuar të gjithë rastet e shkeljes së ligjit të së kaluarës. E ardhmja të jetë e qartë dhe më trajtim sipas ligjit”- tha Cani

Ministri Cani i bëri deklarimet në prezantimin e kontratës së firmosur nga qeveria shqiptare me kompaninë ”Crown Agents” për asistencën teknike të doganave shqiptare në komisionin e ekonomisë. Cani tha se pikërisht adminiistrimi më i rreptë i doganave do të shmagë rastet abuzive.

“Kësaj shoqërie i kemi vënë si kusht që 25% e pagesës që ne do të bëjmë kësaj shoqërie të jetë e kushtëzuar me disa tregues performance. 10% e pagesës mbahet dhe kushtëzohet me realizim e objektivit që kemi marrë që të ardhurat në dogana nga niveli më i lartë i arritur deri tani, 10.1% e prodhimit të brendshëm bruto të shkojë 11%”- u shpreh Cani.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh kundër kësaj kontrate, e cila nga paratë e shqiptarëve do të paguajë një kompani klienteliste pranë qeverisë, por që nuk do përmirësojë rritjen e të ardhurave.

“Kontrata vjen së pari në parlament për të anashkaluar plotësisht garën e nevojshme.
Së dyti erdhi në parlëment për të qënë e pataksuar, jo vetëm kompania që fiton një shërbim konsulence në Shqipëri me fonde të Shqipërisë por dhe personeli”- tha Bode.

Kontrata me kompaninë ”Crown Agents” do të zgjasë 2 vjet, ajo do i kushtojë qeverisë 8.5 milionë euro. Por opozita pretendon se kjo vlerë do të arrojë 13.5 milionë euro, duke përmenduar edhe faktin se ajo përjashtohet nga taksat vendore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *