Sulltani i Omanit Qabus bin Said al Said është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare.
Kjo bëhet e ditur nga pallati mbretëror.
Në vend të tij, detyrën e sulltanit e ka marrë kushëriri i Qabus, Haitham ben Tarek, ministër i trashëgimisë kulturore.
“Haitham ben Tarek është betuar si Sulltani i ri pas një mbledhje të familjes mbretërore që ka aprovuar zgjedhjen” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Qabus ka qeverisur vendin për thuajse 50 vitesh. Ai vuante prej kohësh nga një tumor.
Haitham ben Tarek është diplomuar në Oxford.
Ai ka qenë kreu i Federatës së Futbollit në Oman dhe përshkruhet si një entuziast i futbollit.
Ka mbajtur një serë detyrash mes të cilave si nënsekretar në Ministrinë e Jashtme.
Ai përfaqëson zakonisht Omanin në marrëdhëniet diplomatike duke qenë figura qendrore në marrëdhëniet me jashtë.

n.s. / dita

Edhe Bin Ladeni ne Oxford kishte studiuar,;edhe Kim Jong Uni ne Zvicer,po kafsha mbetet kafshe,se edhe enver hoxha u verdallis 10 vjet ne Paris e Bruksel,por kafshe ORIENTALE mbeti.
Kur t`ja pastrosh bajgat e haurit te kulles Vucidolit nga trute Sali Berishes,atehere me co nje lajmerim,se paska ndodhur cudia e shtate e botes.