Omani me Sulltan të ri pas 50 vitesh! Është diplomuar në Oxford dhe njihet si “entuziast futbolli”

Nela

Sulltani i Omanit Qabus bin Said al Said është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare.

Kjo bëhet e ditur nga pallati mbretëror.

Në vend të tij, detyrën e sulltanit e ka marrë kushëriri i Qabus, Haitham ben Tarek, ministër i trashëgimisë kulturore.

“Haitham ben Tarek është betuar si Sulltani i ri pas një mbledhje të familjes mbretërore që ka aprovuar zgjedhjen” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Qabus ka qeverisur vendin për thuajse 50 vitesh. Ai vuante prej kohësh nga një tumor.

Haitham ben Tarek është diplomuar në Oxford.

Ai ka qenë kreu i Federatës së Futbollit në Oman dhe përshkruhet si një entuziast i futbollit.

Ka mbajtur një serë detyrash mes të cilave si nënsekretar në Ministrinë e Jashtme.

Ai përfaqëson zakonisht Omanin në marrëdhëniet diplomatike duke qenë figura qendrore në marrëdhëniet me jashtë.

Qabus i ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare

 

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Edhe Bin Ladeni ne Oxford kishte studiuar,;edhe Kim Jong Uni ne Zvicer,po kafsha mbetet kafshe,se edhe enver hoxha u verdallis 10 vjet ne Paris e Bruksel,por kafshe ORIENTALE mbeti.
    Kur t`ja pastrosh bajgat e haurit te kulles Vucidolit nga trute Sali Berishes,atehere me co nje lajmerim,se paska ndodhur cudia e shtate e botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *