Një vendim i vështirë, një provë vendimtare

anazapta

Letër e nënshkruar

Adrian Milo

Një vendim i vështirë. Një provë vendimtare për ata që e duan me të vërtetë Shqipërinë, për të treguar se mbi çdo lloj interesi është jeta e shqiptarëve. Më shumë se kurdo, të gjithë bashkë, pa asnjë lloj dallimi, në unitet të plotë, thamë një JO të fuqishme për të thënë: PO, jemi këtu, ne ekzistojmë, jemi të vetëdijshëm për rrezikun evident, më tepër se ata akademikë e pedagogë kameleonë, servila, të paturpshëm, shembull i një andikapi patriotik, që fyen qytetarinë dhe inteligjencën e bashkëkombasve të vet. Erdhi koha që qytetarët të pyeten dhe të jenë pjesë e vendim marrjes, aq më shumë kur kishim të bënim me çështje të sigurisë kombëtare.

Kauza e shoqërisë civile, ambientalistëve, intelektualëve, studentëve, komuniteteve fetare, gjithë njerëzve që e mbështetën pa përjashtim, aspak e politizuar, pavarësisht se dikush që i njeh mirë protestat nxitoi të dilte në shesh, por protestuesit i fishkëllyen si të padëshiruar.

Orët e ankthit, të vështira do të thonim për kryeministrin, të gjithë e mirëkuptojmë pozicionin e tij. Po nuk ke se si të dalësh kundër popullit tënd që të ka votuar bindshëm. Kjo është e vërtetë dhe besoj se kryeministri reflektoi, dëgjoi zërin e popullit të vet. Një populli të përvuajtur, të varfër, por dinjitoz deri në madhështi, që nuk e meriton një “mirëqenie” të helmuar nga armë kimike tepër të rrezikshme. Kryesorja është se më në fund, si rrallë ndonjëherë më parë, demokracia funksionoi dhe drejtësia triumfoi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *