E trishtuar, por e vërtetë!
Kur shikoj se si njeriu,
bën pa fund kaq të këqija,
çuditem në të vërtetë:
“Si lindi nga dashuria?!”
Që kur nisa të kuptoj,
gjithmonë e kam menduar,
nëse raca njerëzore,
është një racë e mallkuar!
Kemi fakte se një Zot,
njeriun e ka krijuar,
po s’dimë gjë për Zotin tjetër,
që njeriun ka mallkuar!
S’më bën punë as abstraksioni,
nuk e gjej dot përfundimin,
thjesht mendoj-kush na krijoi,
s’mund të bënte dhe mallkimin!
Fatin dot nuk e ndryshojmë,
do shkojmë siç kemi shkuar,
dhe është mirë që s’e dimë,
gjer në ç’pikë jemi mallkuar?!
S’pres të jem i gjithëpranuar,
disa mund të hakërrohen,
po prapë them-njerëzit e mirë,
sot me gishta numërohen!
A e di i ligu që është një i lig?!
Tani për shumë gjëra,
nuk kam më dyshim:
“Që të jesh i mirë,
nuk kërkon sforcim!”
Vetes si qëllim,
s’ia vë dot njeriu,
sepse mirësia,
të ndodh vetvetiu!
Të mirët i njoh,
mes tyre kam miqtë,
po enigmë për mua,
kanë mbetur të ligjtë!
Veten time shpesh,
e pyes-or mik:
“A e di i ligu,
që është një i lig?!
A e di që është,
një zëmër lugat,
dhe veten e tij,
me ç’metër e mat?!
Nuk dimë si peshon,
as llojin e metrit,
s’dimë në e kupton,
lëndimin e tjetrit!
Nëse s’kupton veten,
nuk di se ç’të them,
ligësi e tij,
është goxha problem!
Është vërtet problem,
si zjarri-si thika,
për një që s’kupton,
se po bën të liga!
Kur është thjesht i lig,
dhe nuk ka pushtet,
një rrezik i madh,
s’është në të vërtetë!
Po nëse ka ngjitur,
majën e pushtetit,
mund të vijë prej tij,
ditë e kiametit!
A.DUKA

Rrofshe o djale se na kenaqe!
Shume te bukura dhe keto vargje
Po ky i ligu dhe ky faqe Ziu
A mos eshte more burr Saliu?
Se Saliu nxine sterr i tere
Nuk la krim dhe turp pa bere
Po ,nese ka arritur,
majen e pushtetit,
sic eshte Iliri,
ai Iliri i Metit,
eshte rrezik vertete
‘se do perseritet,
histori e “Sali mbretit”