Vështirësitë ekonomike, tropojanët vërshojnë në Francë

anazapta

Tropojanët po emigrojnë masivisht drejt Francës. Të paktën 50 familje nga Tropoja janë vendosur në Francë që prej qershorit të këtij viti, me statusin e azilantit. Papunësia dhe vështirësitë ekonomike i kanë detyruar të paktën 250 banorë të Tropojës të aplikojnë si azilantë në Francë.

Që nga qershori, shumë prej tropojanëve kanë rezultuar me fat në aplikimin e bërë për emigrim drejt Francës, po kohët e fundit, banorët shprehen se fluksi i të emigruarve ka rënë disi, kjo për arsye që ata nuk dinë t’i shpjegojnë. Gjithsesi, ata që ia kanë dalë të largohen  i kanë informuar familjarët se në provincat franceze ku janë vendosur kanë gjetur përkrahjen e shtetit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *