Tropojanët po emigrojnë masivisht drejt Francës. Të paktën 50 familje nga Tropoja janë vendosur në Francë që prej qershorit të këtij viti, me statusin e azilantit. Papunësia dhe vështirësitë ekonomike i kanë detyruar të paktën 250 banorë të Tropojës të aplikojnë si azilantë në Francë.
Që nga qershori, shumë prej tropojanëve kanë rezultuar me fat në aplikimin e bërë për emigrim drejt Francës, po kohët e fundit, banorët shprehen se fluksi i të emigruarve ka rënë disi, kjo për arsye që ata nuk dinë t’i shpjegojnë. Gjithsesi, ata që ia kanë dalë të largohen i kanë informuar familjarët se në provincat franceze ku janë vendosur kanë gjetur përkrahjen e shtetit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social.