Daçiç në Nju Jork dhe gishti OK i Donald Trump

anazapta

Një nga investitorët dhe biznesmenët më të njohur amerikanë, Donald Trump, ka takuar kryeministrin serb, Ivica Daçiç, në Nju Jork.

Siç njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, Trump ka shprehur interesim për të investuar në ndërtimin e hoteleve luksoze në Beograd.

Televizioni serb, B92 e citon kryeministrin serb, Ivica Daçiç, të ekzaltuar nga kënaqësia duke thënë se nëse kjo ndodh, mund të përmirësohet imazhi i Serbisë në botë dhe mund të tërhiqen investitorë të tjerë.

hashimMirëpo, në fotografinë kryesore që është publikuar nga vetë Ministria e Brendshme e Serbisë, Trump mund t’ia ketë prishur jo pak qejfin Daçiqit.

Me gishtin e madh të ngritur lart, Trump e ka imituar shenjën që ia karakterizon pothuajse çdo paraqitje publike shefit të qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. A mund të jetë kjo arsyeja për buzëqeshjen e ngrirë të homologut të Thaçit në fotografinë me Donald Trump? / Zëri

 

Share This Article
3 Comments
  • “LUKAS “!
    Je i madh , por pertej kesaj uen urrej QIME-KUQET si TAPIN TRUMP ,por edhe GENC PORDHEN ,alis POLLO .

  • U ju marrte shejtani purthen,nuk shihni levizjet e fuqishme qe bejne serbet ne bote per te afruar biznesmenet me te fuqishem po e kini mendjen te gishti i trumpit!
    Shikoni o te mjere qe tregu shqiptar eshte mbushur me mallra serbe ndersa prodhimet tona jane cope-cope!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *