Një nga investitorët dhe biznesmenët më të njohur amerikanë, Donald Trump, ka takuar kryeministrin serb, Ivica Daçiç, në Nju Jork.
Siç njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, Trump ka shprehur interesim për të investuar në ndërtimin e hoteleve luksoze në Beograd.
Televizioni serb, B92 e citon kryeministrin serb, Ivica Daçiç, të ekzaltuar nga kënaqësia duke thënë se nëse kjo ndodh, mund të përmirësohet imazhi i Serbisë në botë dhe mund të tërhiqen investitorë të tjerë.
Mirëpo, në fotografinë kryesore që është publikuar nga vetë Ministria e Brendshme e Serbisë, Trump mund t’ia ketë prishur jo pak qejfin Daçiqit.
Me gishtin e madh të ngritur lart, Trump e ka imituar shenjën që ia karakterizon pothuajse çdo paraqitje publike shefit të qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. A mund të jetë kjo arsyeja për buzëqeshjen e ngrirë të homologut të Thaçit në fotografinë me Donald Trump? / Zëri

Po cjane keto idiotesira se late nam. Pse Thaci ka patenten per ngritje. E gishtit ne ate menyrw?
“LUKAS “!
Je i madh , por pertej kesaj uen urrej QIME-KUQET si TAPIN TRUMP ,por edhe GENC PORDHEN ,alis POLLO .
U ju marrte shejtani purthen,nuk shihni levizjet e fuqishme qe bejne serbet ne bote per te afruar biznesmenet me te fuqishem po e kini mendjen te gishti i trumpit!
Shikoni o te mjere qe tregu shqiptar eshte mbushur me mallra serbe ndersa prodhimet tona jane cope-cope!!!!!