Dezinfektohet lagjja e 32-vjeçarit të prekur me koronavirus në Korçë

redaktor

Pas konfirmimit te 3 rasteve me CoVid-19 në Korcë, burime zyrtare bëjnë të ditur se ka filluar dezinfektimi në lagjen e 32-vjeçarit të prekur me koronavirus, i cili ishte menaxher në një lokal në qytet.

Ndërkohë, dezinfektimi është shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit si masë mbrojtëse.

Sa i përket lokalit te cilin ai menaxhon, ai është mbyllur vullnetarisht në ditën e parë kur koronavirusi mbërriti në Shqipëri, pra përpara daljes së urdhrit.

Edhe përpara konfirmimit të 32-vjeçarit me CoVid-19, lokali është dezinfektuar në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi.

 

e.k. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Identifikoni dhe izoloni te gjithe persat qe kane takuar personin me koravinus.
    Kjo eshte masa mbrojtese edhe per te tjeret, ne te kundert do te perhapet ne te gjithe Korcen e me gjere.

  • Testoni te gjithe ata qe kaneshkuar tek ai lokal: lajmeroni popullin cili lokal eshte qe sicili te vetedeklarohet edhe zbatoni per ato qe jane positiv protokolin e Pr Didier Raoult .
    Ose zbatoni masat sikur ne korene e jugut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *