Pas konfirmimit te 3 rasteve me CoVid-19 në Korcë, burime zyrtare bëjnë të ditur se ka filluar dezinfektimi në lagjen e 32-vjeçarit të prekur me koronavirus, i cili ishte menaxher në një lokal në qytet.
Ndërkohë, dezinfektimi është shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit si masë mbrojtëse.
Sa i përket lokalit te cilin ai menaxhon, ai është mbyllur vullnetarisht në ditën e parë kur koronavirusi mbërriti në Shqipëri, pra përpara daljes së urdhrit.
Edhe përpara konfirmimit të 32-vjeçarit me CoVid-19, lokali është dezinfektuar në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi.
e.k. / dita


Identifikoni dhe izoloni te gjithe persat qe kane takuar personin me koravinus.
Kjo eshte masa mbrojtese edhe per te tjeret, ne te kundert do te perhapet ne te gjithe Korcen e me gjere.
Testoni te gjithe ata qe kaneshkuar tek ai lokal: lajmeroni popullin cili lokal eshte qe sicili te vetedeklarohet edhe zbatoni per ato qe jane positiv protokolin e Pr Didier Raoult .
Ose zbatoni masat sikur ne korene e jugut!