Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë të moshuarin me biçikletë

Leda Hysa

Një 65-vjeçar duke lëvizur me biçikletë u aksidentua rreth orës 14:41 të ditës së sotme në bulevardin “Bajram Curri”.

Ai u përplas me makinë nga një 25-vjeçar me inicialet L.C. I plagosuri është transportuar në spital.

Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr.2.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *