Një 65-vjeçar duke lëvizur me biçikletë u aksidentua rreth orës 14:41 të ditës së sotme në bulevardin “Bajram Curri”.
Ai u përplas me makinë nga një 25-vjeçar me inicialet L.C. I plagosuri është transportuar në spital.
Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr.2.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
l.h/ dita
