Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, thotë se çështjet e aktualitetit janë bërë shkak për shtyrjen e zgjedhjes së strukturave të reja në PD, një projekt i parashikuar për në shtator. Në një intervistë për MAPO, Bumçi shprehet se gjatë kësaj kohe, opozita ka zhvilluar një aksion politik intensiv.
“Është e vërtetë që procesi zgjedhor në PD pritej të vijonte që në muajin shtator, por mosnisja e procesit vjen vetëm për shkak të ngarkesës dhe vëmendjes që kërkonin çështjet me të cilat ne u përballëm gjatë këtyre dy muajve. Besoj se opozita ka zhvilluar një aksion politik shumë intensiv duke denoncuar shkeljet e qeverisë dhe duke mbrojtur interesin publik në një sërë çështjesh shumë të rëndësishme. Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur për të rinjtë, dhe është karakterizuar nga një aftësi e jashtëzakonshme për të rigjeneruar vetveten. Rikthimi i themeluesve dhe i të gjithë atyre, që ishin larguar ndër vite, si dhe ftesa për të rinjtë, ku KOP-i është rasti më i dukshëm, por jo i vetmi sepse që në vitin 2003 për zgjedhjet lokale PD-ja bëri një hapje të madhe drejt aktorëve të tjerë të shoqërisë që u pasqyrua dhe në një rezultat shumë të mirë elektoral në të gjithë vendin.”.
Deputeti demokrat thotë se PD duhet të ndërtojë një profil të qartë të identitetit të saj.
“Partia Demokratike ka më shumë nevojë për dy gjëra: e para, të ndërtojë një profil të qartë të identitetit të saj politik, si parti e qendrës së djathtë, me të gjithë elementët e një qendre të djathtë në kontekstin historik shqiptar dhe specifikat tona. Duhet të mbështetemi te trashëgimia jonë, por duke e riaktualizuar për kohën ku jetojmë, çfarë do të thotë t’i përkasësh qendrës së djathtë sot në Shqipëri, cilat vlera i lidhin njerëzit me ne dhe kërkojnë që ne ti japim zë dhe jetë? E dyta lidhet me ndërtimin e institucioneve dhe rregullave të brendshme, patjetër këto ekzistojnë, por sot jemi në kushte të tjera. Deri më sot PD-ja drejtohej nga kryetari historik, dhe funksionimi i gjithçkaje ishte më e lehtë, si vendimmarrja ashtu dhe legjitimiteti i asaj vendimmarrje. Tani jemi në kushte te tjera, dhe duhet ti përgjigjemi këtyre kushteve duke zhdërvjelltësuar institucionet tona. Fillimi ishte shumë i mbarë aplikimi i parimit një anëtar një votë i ka dhënë kryetarit të ri të PD-së, z. Basha, një legjitimitet që nuk do ta gëzonte po të aplikohej formula tradicionale e zgjedhjes nga Kuvendi. 42 000 demokratë morën pjesë në votime, kjo energji duhet të jetë e pranishme edhe në zgjedhjet e niveleve të tjera në PD”.
do beni parti je i madh o buncio tr,,i
O zoti Bumci ! A koma nuk e kuptoni se PD duhet te dali nga “bataku ” ku ka rene”.Po e late analizen e shkaqeve dhe te pergjegjesise qe kane ata te cilet e zhyten ne kete pellg PD skeni asgje ne torbe.Zgjedhjet jane nje formalitet qe nuk shpie ne analize.Me pare duhet te shkojne tek anetaret e PD drejtuesit e partise dhe tu thone zgjedhesve pergjegjesine e tyre qe e shpuri Pd-n ne kete gjendje dhe zdgjezhjet te behen ne nje periudhe tjeter,mbasi ka dale pergjegjesia e krereve.Duhet ta kuptoni mire se per sa kohe ishte ne krye te PD-s Sali Berisha partia e juaj ska funksionuar ne baze te statutit.Kete e pranon edhe ti.Por kjo eshte nje gje e madhe qe ka te beje me jeten e nje partie.
” ” Ka 40 arsye qe nuk bien kambanat” – tha prifti kur e pyeti dhespoti.