“Më kërkoi leje për të pirë kafe me një shok”, zbardhet dëshmia në polici e nënës së 17-vjeçares së mbytur në Velipojë

Leda Hysa

Kanë kaluar tre ditë nga gjetja e trupit të pajetë të 17 vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës, teksa e ëma ka dëshmuar se e ndjera, i kishte kërkuar leje për të pirë kafe me një shok.

Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës dhe se nuk ishte në dijeni për raportin e të ndjerës me 25-vjeçarin.

“Vajza më tha mua se po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Në momentin e arrestimit, ai i ka qëndruar të njëjtës alibi si në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.

Ditën e djeshme u mësua se Bajraktari është i martuar në Angli dhe se pritet të bëhet baba.

 

L.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Me vjen shume keq per fatkeqsine e vajzes dhe familjes se saj, dhe e ngushelloj ate per humbjen e vajzes, por nje keshille kam per te afermit e saj, lereni deklaratat ne media, se media i trajton sipas oreksit te tyre dhe nuk eshte se po ju qan hallin ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *