Kanë kaluar tre ditë nga gjetja e trupit të pajetë të 17 vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës, teksa e ëma ka dëshmuar se e ndjera, i kishte kërkuar leje për të pirë kafe me një shok.
Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës dhe se nuk ishte në dijeni për raportin e të ndjerës me 25-vjeçarin.
“Vajza më tha mua se po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur ajo.
Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.
Në momentin e arrestimit, ai i ka qëndruar të njëjtës alibi si në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.
Ditën e djeshme u mësua se Bajraktari është i martuar në Angli dhe se pritet të bëhet baba.
L.h/ dita

Ky 25 vjecari qenka djalli vet,
Me vjen shume keq per fatkeqsine e vajzes dhe familjes se saj, dhe e ngushelloj ate per humbjen e vajzes, por nje keshille kam per te afermit e saj, lereni deklaratat ne media, se media i trajton sipas oreksit te tyre dhe nuk eshte se po ju qan hallin ju.
Ka njerez qe nuk njohin as veten e tyre! Ky fytyra me duket se eshte nje nga ata!