Mike Pompeo, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, në një konferencë për mediat në Uashington i ka kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të heqin dorë nga gjuha e forcës dhe të zbusin tensionet mes tyre, si mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.
Ai tha se SHBA është në bisedime për uljen e tensioneve ushtarake në rajon dhe se vetëm gjëra negative mund të rrjedhin nga kjo situatë.
“Presidenti Trump ka qenë në biseda me Presidentin Erdogan, ai ka folur me kryeministrin në Greqi. Ne po i nxisim dhe i bëjmë thirrje të gjithëve që të bëjnë një hap drejt zbutjes së tensioneve dhe fillimit të bisedimeve diplomatike mbi konfliktet në Mesdheun lindor. Nuk është e dobishme të rriten tensionet ushtarake në rajon. Vetëm gjërat negative mund të rrjedhin nga kjo”, – tha Pompeo në deklaratën e tij.
a.t / dita

Dhe për armatim të qipros
lerini te hane kokat te shperojme njhere e mire
Po furnizoni mistrecin grek me arme.
Nuk beni dot thirrje per bisedime per sa kohe jeni te anshem, konflikt interesi me burimet hidrikarbure.