SHBA / Thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor. Hiqni dorë nga gjuha e forcës dhe nisni bisedimet

Arta Taja
WASHINGTON, DC - NOVEMBER 26: U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks to the media in the briefing room at the State Department, on November 26, 2019 in Washington, DC. Secretary Pompeo spoke on several topics including Iran, Cuba, and recent protests in Hong Kong. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

Mike Pompeo, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, në një konferencë për mediat në Uashington i ka kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të heqin dorë nga gjuha e forcës dhe të zbusin tensionet mes tyre, si mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Ai tha se SHBA është në bisedime për uljen e tensioneve ushtarake në rajon dhe se vetëm gjëra negative mund të rrjedhin nga kjo situatë.

“Presidenti Trump ka qenë në biseda me Presidentin Erdogan, ai ka folur me kryeministrin në Greqi. Ne po i nxisim dhe i bëjmë thirrje të gjithëve që të bëjnë një hap drejt zbutjes së tensioneve dhe fillimit të bisedimeve diplomatike mbi konfliktet në Mesdheun lindor. Nuk është e dobishme të rriten tensionet ushtarake në rajon. Vetëm gjërat negative mund të rrjedhin nga kjo”, – tha Pompeo në deklaratën e tij.

a.t / dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *