ShBA ka raportuar sërish një numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Universiteti Johns Hopkins ka raportuar 44,452 raste të reja dhe 783 vdekje si shkak i coronavirusit.
Kjo shifër ka bërë që numri të shkojë në 6,244,970 raste të të infektuarve me virus dhe me 188,538 të vdekur.
Këtu përfshihen rastet nga 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Rreth 27 milionë njerëz janë infektuar në gjithë globin, ndërsa numri i të vdekurve është mbi 880 mijë persona. /cnn/
