SHBA / 6.2 milionë të infektuar dhe mbi 188 mijë të vdekur, shkak coronavirusi

Arta Taja

ShBA ka raportuar sërish një numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Universiteti Johns Hopkins ka raportuar 44,452 raste të reja dhe 783 vdekje si shkak i coronavirusit.

Kjo shifër ka bërë që numri të shkojë në 6,244,970 raste të të infektuarve me virus dhe me 188,538 të vdekur.

Këtu përfshihen rastet nga 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Rreth 27 milionë njerëz janë infektuar në gjithë globin, ndërsa numri i të vdekurve është mbi 880 mijë persona. /cnn/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *