BE, Soreca: 180 milionë euro Shqipërisë për COVID-19. Fondet do të ndikojnë në forcimin e financave publike

Arta Taja

Përmes një postimi, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, thotë se fondet e akorduara për Shqipërinë do të përdoren për forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.

“Qeveria shqiptare ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë Euro të siguruara nga BE si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, shkruan Soreca

Pandemia e COVID-19 goditi rëndë thuajse vendet e të gjithë botës, por tregoi edhe një herë se shtetet dinë të jenë solidare dhe mike të njëra-tjetrës.

Për luftimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE akordoi për Shqipërinë një vlerë totale 180 milionë euro, të cilat janë aprovuar nga qeveria shqiptare.

a.t / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • I nerumi ambasador pse na gënjen, asnjë euro s’do të shkoj në destinacion por do ti ndani, ca ju zyrtarët e BE ca kusarët profesinist që na qeverisin. Do të shkojnë si subvencionet e bujqësisë ku asnjë bujk nuk ka përfituar, asnjë.Dhe kanë qënë 60 miljon euro. Tregoni vetëm një emër bujku që ka përfituar. Po u pranuam nga ju në BE me këtë qeveri kusarësh që nuk mund të realizoj asnjë nga 15 kushtet vën asaj,, kjo do të jet fatkeqsi më e madhe për shqipëtarët sepse do të na vjedhin përveç kusarëve tanë edhe kolegët e tyre, kusarët e BE.
    Mos u tall me shqipëtarët ambasador, edhe këto miljona do të shkojnë te miljonat e bujqësisë,Bylisit arkeologjik, drejtësisë ………. në torbat e kusarëve.Qofshi ju ambasador që po i hyni në hak një populli të tërë që po mer arratinë nga vëndi edhe për fajin tuaj që mbështesni dhe bashkpunoni haptazi me kusarët tanë.

  • Derisa sa te vine edhe te Vihen ne veprim, ndoshta pandemia do perfundoje ! Se Vilma jone nje mije hère ma shume n’a ka vjedhur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *