Përmes një postimi, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, thotë se fondet e akorduara për Shqipërinë do të përdoren për forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.
“Qeveria shqiptare ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë Euro të siguruara nga BE si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, shkruan Soreca
Pandemia e COVID-19 goditi rëndë thuajse vendet e të gjithë botës, por tregoi edhe një herë se shtetet dinë të jenë solidare dhe mike të njëra-tjetrës.
Për luftimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE akordoi për Shqipërinë një vlerë totale 180 milionë euro, të cilat janë aprovuar nga qeveria shqiptare.
a.t / dita

I nerumi ambasador pse na gënjen, asnjë euro s’do të shkoj në destinacion por do ti ndani, ca ju zyrtarët e BE ca kusarët profesinist që na qeverisin. Do të shkojnë si subvencionet e bujqësisë ku asnjë bujk nuk ka përfituar, asnjë.Dhe kanë qënë 60 miljon euro. Tregoni vetëm një emër bujku që ka përfituar. Po u pranuam nga ju në BE me këtë qeveri kusarësh që nuk mund të realizoj asnjë nga 15 kushtet vën asaj,, kjo do të jet fatkeqsi më e madhe për shqipëtarët sepse do të na vjedhin përveç kusarëve tanë edhe kolegët e tyre, kusarët e BE.
Mos u tall me shqipëtarët ambasador, edhe këto miljona do të shkojnë te miljonat e bujqësisë,Bylisit arkeologjik, drejtësisë ………. në torbat e kusarëve.Qofshi ju ambasador që po i hyni në hak një populli të tërë që po mer arratinë nga vëndi edhe për fajin tuaj që mbështesni dhe bashkpunoni haptazi me kusarët tanë.
Derisa sa te vine edhe te Vihen ne veprim, ndoshta pandemia do perfundoje ! Se Vilma jone nje mije hère ma shume n’a ka vjedhur!