Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje urgjente me dyer të mbylluar për të shqyrtuar çështjen e Ish-kryetarit të Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi. Në fund të mbledhjes me vendim unanim KLD ka dhënë autorizimin për caktim mase sigurie për Lleshin.
Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra si kreu i Gjykatës së Pukës, të Shtjefën Lleshit. Lirimi i tij nga detyra vjen pas denoncimit nga programi “Fiks Fare”. Lleshi është liruar vetëm nga funksioni i kreut të gjykatës, ndërsa do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin si gjyqtar.
Këshilli, vendosi transferimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe njëkohësisht delegimin e përkohshëm në detyrën e kryetarit të kësaj gjykate, të Bib Ndrecës, deri sot gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
ORE PO PER VETEN E TYRE DO TI JAPIN AUTORIZIMET KETA TE KLD-SE KUR TE VIJE PUNA.