Senati Akademik kthen në detyrë pedagogët e shkarkuar. Vendimet e marra nga ish-rektori Koni konsiderohen të pavlefshmne

Edlira Shehu

Senati Akademik i konsideroi të pavlefshëm vendimet e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni për shkarkimin e 5 pedagogëve.

Në një vendim të marrë sot me 25 shtator, Senati argumentoi se marrëdhënia e punës së pedagogëve rregullohet nga ligji për Arsimin e Lartë jo nga Kodi i Punës.

Më 6 maj, Universiteti i Tiranës shkarkoi nga detyra pesë pedagogët për shkelje të rregullores së zgjedhjeve për drejtuesit dhe Senatin Akadamik të UT-së.

Pedagogët ishin pjesë e Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës. Ata shpallën garën për postin e Rektorit dhe Anëtarit të Senatit Akademik, disa ditë pasi Kuvendi zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Statuti i Universitetit të Tiranës ja njeh kompetencën rektorit të largojë nga puna pedagogët, për shkelje të rënda, të cilat përfshijnë shkeljen e ligjit apo akteve nënligjore.

Vlefshmëria ose jo e vendimit të rektorit mund të vendoset vetëm nga gjykata-përsa kohë vendimi nuk është ankimuar dhe gjykata nuk ka vendosur, pedagogët smund të rikthehen në punë.

 

e.sh/Dita

Share This Article
4 Comments
  • Pedagoget duhet te kthehen urgjentisht ne detyre.
    Mynyr Konit t’i pritet bileta per ne burg, ose te shese pasurine perrallore dhe te paguaje lirimin me kusht.

  • Senati duhet te pres ose te zbardhe vendimin Gjyqesor.
    UT i zhvilloi zgjedhjet me komisionin e paligjshem. Ne se komisioni ishte i ligjshem ne UT, atehere te gjithe UT-te e tjera te cilat i zhvilluan zgjedhjet me Komisione te reja duhet te ri bejne zgjedhjet me komisionet e vjetra, si edhe UT. Ne nje shtet me dy lloj komisionesh ne universitete te ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *