Senati Akademik i konsideroi të pavlefshëm vendimet e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni për shkarkimin e 5 pedagogëve.
Në një vendim të marrë sot me 25 shtator, Senati argumentoi se marrëdhënia e punës së pedagogëve rregullohet nga ligji për Arsimin e Lartë jo nga Kodi i Punës.
Më 6 maj, Universiteti i Tiranës shkarkoi nga detyra pesë pedagogët për shkelje të rregullores së zgjedhjeve për drejtuesit dhe Senatin Akadamik të UT-së.
Pedagogët ishin pjesë e Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës. Ata shpallën garën për postin e Rektorit dhe Anëtarit të Senatit Akademik, disa ditë pasi Kuvendi zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Statuti i Universitetit të Tiranës ja njeh kompetencën rektorit të largojë nga puna pedagogët, për shkelje të rënda, të cilat përfshijnë shkeljen e ligjit apo akteve nënligjore.
Vlefshmëria ose jo e vendimit të rektorit mund të vendoset vetëm nga gjykata-përsa kohë vendimi nuk është ankimuar dhe gjykata nuk ka vendosur, pedagogët smund të rikthehen në punë.
e.sh/Dita

Hyp zdryp se mos I mbushet mendja perseri pas 3 muaj. Talluni jeni bere pashallare kuq e blu.
Pedagoget duhet te kthehen urgjentisht ne detyre.
Mynyr Konit t’i pritet bileta per ne burg, ose te shese pasurine perrallore dhe te paguaje lirimin me kusht.
Lum partite qe i kane keta rektoret,i sherbejne partive me bindje te plote.
Senati duhet te pres ose te zbardhe vendimin Gjyqesor.
UT i zhvilloi zgjedhjet me komisionin e paligjshem. Ne se komisioni ishte i ligjshem ne UT, atehere te gjithe UT-te e tjera te cilat i zhvilluan zgjedhjet me Komisione te reja duhet te ri bejne zgjedhjet me komisionet e vjetra, si edhe UT. Ne nje shtet me dy lloj komisionesh ne universitete te ndryshme.