Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Francë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga Presidenti i Senatit të Francës Jean-Pierre Bel. “Franca përshëndet pjekurinë politike të Shqipërisë, përmes së cilës u zhvillua tranzicioni i pushtetit dhe natyrisht jemi shumë të vëmendshëm ndaj vendimit që do të marrë Këshilli Evropian gjatë javës së ardhshme. Gjatë bisedës, z. Bel tha se, ne e mbështesim kandidaturën e Shqipërisë. Kemi shumë besim në procesin që do të mundësojë që Shqipëria, njëkohësisht vend evropian dhe vend mesdhetar, ti bashkohet familjes së kombeve europiane, ku do të ketë vendin që meriton”
Por ndërkohë pengesa kryesore për marrjen e statusit duket Hollanda. Komisioni parlamentar në parlamentin holandez për çështjet europiane sëbashku me ministrin e jashtëm për rreth dy orë kanë diskutuar pasditen e të mërkurës, paketën e zgjerimit të komisionit europian ku bën pjesë edhe Shqipëria. Martin De La Beij ambasador i mbretërisë së Holandës në Tiranë në një intervistë për Top-Channel jep detaje se cfarë është biseduar.
“…Komisioni parlamentar në parlamentin holandez për çështjet europiane, ka pak që ka mbaruar diskutimet sëbashku me ministrin e punëve të jashtme rreth raportit të paraqitur nga Komisioni Europian për zgjerimin. Për Shqipërinë pozicioni i partive është i ndryshëm nga ata që kanë shprehur pozitivitet tek ata që janë negative. Ka dhe nga ata që qëndrojnë në mes dhe thonë jo tani por më vonë. Gjithcka mbetet në dorën e tyre dhe partive që përfaqësojnë. Shpeshherë të tilla pozicione nuk janë të lidhura direkt me Shqipërinë por në tërësi për të gjithë paketën për zgjerim…Kemi shumicën e partive të përfaqësuara në këtë komision që janë kritike ose sic është thënë në shkuarën skeptike rreth progresit që ka shënuar Shqipëria. Mund t’ju them se opinioni i përgjithshëm është ky. Shqipëria ka ecuar hapa përpara e veçanërisht siç ishin zgjedhjet e 23 Qershorit përfshi përpjekjet e nisura nga qeveria e re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por mbetet shumë për të treguar pra duhet më shumë progres…”
Pak ditë më pare Suedia u bë vendi i parë në BE që konfirmoi zyrtarisht votën pro Shqipërisë në mbledhjen e 19 dhjetorit, të Këshillit të Ministrave të BE-së, ku do të diskutohet propozimi Komisionit Europian, që vendi ynë ta marrë statusit e vendit kandidat. Patrik Svensson, i dërguari me punë i Suedisë në Tiranë, deklaroi se qeveria suedeze, së bashku me partitë politike të vendit skandinav, janë pro Shqipërisë në marrjen e vendit kandidat.
Po pse mi Hollanda? Ne votuam dhe pro ligjit qe ju e keni per zemer?
Nuk ngjon hollandezi Lul Basha.