Beogradi është përfshirë nga një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur në lagjen periferike Glogonjski, ku për 7 ditë me radhë një i ri ka ngrënë babain e tij.
Këtë gjë e bëjnë me dije mediat serbe ku thuhet se djali me probleme mendore, ka ngrënë trupin e babait për 7 ditë deri sa policia hyri në apartamentin e tmerrit. Kjo e fundit është njoftuar nga fqinjët, të cilët kishin tentuar për disa ditë të lidheshin me të moshuarin, por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti dilte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin autoritetet për të zbuluar më tej rreth ngjarjes.
Sakaq, policia ka gjetur copa të trupit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i trembur. Deri tani dyshohet se i riu është me probleme mendore gjë që ka sjellë edhe kryerjen e këtij akti kanibal. Ndërkohë, djali po merr trajtimin e duhur në spital dhe autoritetet po vijojnë të hetojnë mbi ngjarjen e rëndë e të pazakontë.
h.b/dita


Dikur Serbet i quanin shqiptaret :njerez me “bisht”, por asnjihere nuk paraqiten as ndonji “atavik”te pakten;ndersa sot del qe nji serb ka ngrene te jatin e tij ,d.m.th serbet paskan cfaqie kanibale dhe kete ata po e pohojne vete dhe nuk po e :shpifin shqiptaret!Kjo eshte fatkeqesi ,por eshte e vertete!
Nuk ka problem:Ky eshte NJERIU I RI KAPITALIST,qe ha babain e tij!
Leonora, ti motra qeke e semure nga trute, me keq se ky kanibali serb.
Ne kete rast ,ju lutem mos hyni ,e beni ne politike .eshte turp per nje shqiptar te komentoje keshtu .Nuk jam Serb ,por jam shqiptar ,dhe po tme pyesni , serbet i kemi kundershtaret tane me te betuar ..po ne kete rast::–??