Ngjarje e tmerrshme në Serbi, djali ha trupin e babait për 7 ditë me radhë

time

Beogradi është përfshirë nga një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur në lagjen periferike Glogonjski, ku për 7 ditë me radhë një i ri ka ngrënë babain e tij.

Këtë gjë e bëjnë me dije mediat serbe ku thuhet se djali me probleme mendore, ka ngrënë trupin e babait për 7 ditë deri sa policia hyri në apartamentin e tmerrit. Kjo e fundit është njoftuar nga fqinjët, të cilët kishin tentuar për disa ditë të lidheshin me të moshuarin, por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti dilte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin autoritetet për të zbuluar më tej rreth ngjarjes.

Sakaq, policia ka gjetur copa të trupit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i trembur. Deri tani dyshohet se i riu është me probleme mendore gjë që ka sjellë edhe kryerjen e këtij akti kanibal. Ndërkohë, djali po merr trajtimin e duhur në spital dhe autoritetet po vijojnë të hetojnë mbi ngjarjen e rëndë e të pazakontë.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Dikur Serbet i quanin shqiptaret :njerez me “bisht”, por asnjihere nuk paraqiten as ndonji “atavik”te pakten;ndersa sot del qe nji serb ka ngrene te jatin e tij ,d.m.th serbet paskan cfaqie kanibale dhe kete ata po e pohojne vete dhe nuk po e :shpifin shqiptaret!Kjo eshte fatkeqesi ,por eshte e vertete!

  • Ne kete rast ,ju lutem mos hyni ,e beni ne politike .eshte turp per nje shqiptar te komentoje keshtu .Nuk jam Serb ,por jam shqiptar ,dhe po tme pyesni , serbet i kemi kundershtaret tane me te betuar ..po ne kete rast::–??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *