Emocionuese/ Luiza Gega triumfon me performancat e saj, shpallet kampione në Maratonën e Shkupit

time

Luzia Gega, 30-vjeçarja e cila vazhdon të mbajë gjallë atletikën në Shqipëri, me performancat e saj, ka arritur të triumfoi në Maratonën e Shkupit.

Atletja shqiptare u shpall kampione në maratonën e 16-të zhvilluar në Shkup, ndërsa në kategoritë e meshkujve u shpall ukrainasi Serhi Shevçenko.

Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vijnë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas megjithatë ishin të kënaqur.

Sportistë e të gjitha moshave morën pjesë në çdonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *