Luzia Gega, 30-vjeçarja e cila vazhdon të mbajë gjallë atletikën në Shqipëri, me performancat e saj, ka arritur të triumfoi në Maratonën e Shkupit.
Atletja shqiptare u shpall kampione në maratonën e 16-të zhvilluar në Shkup, ndërsa në kategoritë e meshkujve u shpall ukrainasi Serhi Shevçenko.
Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vijnë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas megjithatë ishin të kënaqur.
Sportistë e të gjitha moshave morën pjesë në çdonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra.
h.b/dita

Urime.Zonja po e mban gjalle.
Kemi pasur edhe ne dikur nje Atletike.
Eshte e madhe shume Luiza
Urime urime Luiza !
Mban atletiken gjalle ne vendin e vetem ne Europe pa piste atletike. I prishi sportisti i niveleve te ulta, eDrama
Ne Afrike numurohen me gishta vendet pa piste.
BRAVO DHE DUHET TE SHPERBLEHESH NGA FEDERAT QE E KANE MENJEN TE MBUSHIN XHEPAT PER VETE . NA NDERON NE BOTE .. MERCI CAMPIONE BONNE CONTINUATION …