Në aksin rrugor që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, mesditën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë ku sipas burimeve një automjet është përmbysur në anë të autostradës.
Deri tani dyshimet janë se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin duke rrezikuar përplasjen me automjetet që qarkullonin në këtë aks. Shoferi ka dëmtime, por akoma nuk dihet se si është gjendja e tij.
Sipas autoriteteve, nga hetimi paraprak dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithashtu kësaj i është shtuar nga policia edhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore.
h.b/dita
