Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina përmbyset në autostradë, plagoset drejtuesi i automjetit

time

Në aksin rrugor që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, mesditën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë ku sipas burimeve një automjet është përmbysur në anë të autostradës.

Deri tani dyshimet janë se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin duke rrezikuar përplasjen me automjetet që qarkullonin në këtë aks. Shoferi ka dëmtime, por akoma nuk dihet se si është gjendja e tij.

Sipas autoriteteve, nga hetimi paraprak dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.  Gjithashtu kësaj i është shtuar nga policia edhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *