Plumbat në mesditë ndaj shefit të policisë, gjendet motori nga u qëllua Hasanaj. Kush dyshohet të jetë autori?

Edlira Shehu

Pas disa orë hetimesh nga ngjarja që tronditi Malësinë e Madhe sot, është gjetur motori i autorëve të dyshuar për atentatin e ndodhur ndaj shefit të policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj.

Motori mësohet se  është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona të dyshuar.

Mes të shoqëruarve dyshohet të jetë edhe autori i ngjarjes. Nga atentati kanë mbetur të plagosur shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj.

Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake në Malësisë e Madhe. Në mjet ndodhej edhe Vjollca Hasanaj, 28 vjeçe e cila është bashkëshortja e Mentor Hasanaj. Motori i autorëve dhe shoqërimi i të dyshuarve është bërë pas disa hetimeve intensive nga Policia e Shkodrës.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *