Pas disa orë hetimesh nga ngjarja që tronditi Malësinë e Madhe sot, është gjetur motori i autorëve të dyshuar për atentatin e ndodhur ndaj shefit të policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj.
Motori mësohet se është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona të dyshuar.
Mes të shoqëruarve dyshohet të jetë edhe autori i ngjarjes. Nga atentati kanë mbetur të plagosur shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj.
Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake në Malësisë e Madhe. Në mjet ndodhej edhe Vjollca Hasanaj, 28 vjeçe e cila është bashkëshortja e Mentor Hasanaj. Motori i autorëve dhe shoqërimi i të dyshuarve është bërë pas disa hetimeve intensive nga Policia e Shkodrës.
e.sh/Dita
