Pas mbylljes së 9 qyteteve ditën e djeshme, Franca ka regjistruar numër rekord rastesh ditore me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në vend bëjnë me dije se gjatë 24 orë të fundit u konfirmuan 30,621 raste me koronavirus dhe gjithashtu fatkeqësisht si pasojë e COVID-19, humbën jetën 88 qytetarë.
Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.
“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”- shkruan kryeministri.
h.b/dita
