Një ditë pas mbylljes Franca shënon numër rekord të infektuarish në 24 orët e fundit, mbi 30 mijë raste të reja

time

Pas mbylljes së 9 qyteteve ditën e djeshme, Franca ka regjistruar numër rekord rastesh ditore me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në vend bëjnë me dije se gjatë 24 orë të fundit u konfirmuan 30,621 raste me koronavirus dhe gjithashtu fatkeqësisht si pasojë e COVID-19, humbën jetën 88 qytetarë.

Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”- shkruan kryeministri.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *