Largohet nga detyra drejtori i policisë në Shkodër, ja nga kush do të zëvendësohet

time

Pas dy vrasjeve, largohet nga detyra drejtori i policisë qarkut Shkodër, Niko Brahimaj. Ai e kishte në këtë pozicion gati dy vite.

Mësohet, se Brahimaj do të zëvendësohet përkohësisht nga zëvendësdrejtori, Lorenc Meta. Burime bëjnë me dije se Brahimaj ka kërkuar që të dorëhiqet për arsye shëndetësore.

Kujtojme se Edison Çutaj dhe Klement Pepaj u vranë në Malësinë e Madhe, ndërkohë që aty u gjetën edhe parcela me kanabis.

Më pas iu bë atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanajt, në lagjen Dobraç të Shkodrës.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *