Pas dy vrasjeve, largohet nga detyra drejtori i policisë qarkut Shkodër, Niko Brahimaj. Ai e kishte në këtë pozicion gati dy vite.
Mësohet, se Brahimaj do të zëvendësohet përkohësisht nga zëvendësdrejtori, Lorenc Meta. Burime bëjnë me dije se Brahimaj ka kërkuar që të dorëhiqet për arsye shëndetësore.
Kujtojme se Edison Çutaj dhe Klement Pepaj u vranë në Malësinë e Madhe, ndërkohë që aty u gjetën edhe parcela me kanabis.
Më pas iu bë atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanajt, në lagjen Dobraç të Shkodrës.
h.b/dita
