Qeveria federale njoftoi sot se vënia e një maske do të jetë e detyrueshme nga e hëna në vende të mbyllura publike, në të gjithë Zvicrën.
Kjo masë është pjesë e shumë të tjerave, si një përpjekje për të frenuar kërcimin shqetësues të rasteve COVID-19.
Përveç maskave, do të ndalohen tubimet spontane të më shumë se 15 personave në hapësirat publike dhe ngjarjet private nuk do të kenë më shumë se 15 persona, gjithashtu.
Qeveria, gjithashtu, rekomandoi punën në distancë.
“Rritja e mprehtë e numrit të rasteve të infektimit ditët e fundit është shqetësuese”, deklaroi Këshilli Federal në një njoftim për shtyp.
h.b/dita
