Zvicër, bëhet me detyrim mbajtja e maskave në hapësira të mbyllura publike, ndalohen grumbullimet me më shumë se 15 veta

time

Qeveria federale njoftoi sot se vënia e një maske do të jetë e detyrueshme nga e hëna në vende të mbyllura publike, në të gjithë Zvicrën.

Kjo masë është pjesë e shumë të tjerave, si një përpjekje për të frenuar kërcimin shqetësues të  rasteve COVID-19.

Përveç maskave, do të ndalohen tubimet spontane të më shumë se 15 personave në hapësirat publike dhe ngjarjet private nuk do të kenë më shumë se 15 persona, gjithashtu.

Qeveria, gjithashtu, rekomandoi punën në distancë.

“Rritja e mprehtë e numrit të rasteve të infektimit ditët e fundit është shqetësuese”, deklaroi Këshilli Federal në një njoftim për shtyp.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *