Ramadani zbulon Invën dhe vajzën

anazapta

Hetem Ramadani, bashkëshorti i sopranos Inva Mula, nuk i ka rezistuar dot tundimit për të ndarë me miqtë e tij në Facebook disa fotos të Invës me vajzën e tyre të vogël. Si vogëlushja, ashtu edhe nëna e saj duken në super formë. Shihet qartë që familja ka qenë në momente pushimi gjatë shkrepjes së fotove.  Të gjithë e njohim historinë e jetës së sopranos: ndarjen me këngëtarin Pirro Çako dhe më pas martesën e saj me Hetem Ramadanin.

Kujtojmë se Inva Mula u bë nënë për herë të dytë në datën 30 prill të vitit të kaluar. Vajza e sopranos erdhi në jetë nga lidhja e Invës me biznesmenin Hetem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar dëshirën e Invës për ta pagëzuar vajzën me emrin e nënës së saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shumë kohë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Të dy e kanë konsideruar ardhjen në jetë të vajzës së tyre si një bekim, duke qenë se Inva tashmë është 50 vjeç (ditëlindja 1963).

inva mula

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *