Hetem Ramadani, bashkëshorti i sopranos Inva Mula, nuk i ka rezistuar dot tundimit për të ndarë me miqtë e tij në Facebook disa fotos të Invës me vajzën e tyre të vogël. Si vogëlushja, ashtu edhe nëna e saj duken në super formë. Shihet qartë që familja ka qenë në momente pushimi gjatë shkrepjes së fotove. Të gjithë e njohim historinë e jetës së sopranos: ndarjen me këngëtarin Pirro Çako dhe më pas martesën e saj me Hetem Ramadanin.
Kujtojmë se Inva Mula u bë nënë për herë të dytë në datën 30 prill të vitit të kaluar. Vajza e sopranos erdhi në jetë nga lidhja e Invës me biznesmenin Hetem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar dëshirën e Invës për ta pagëzuar vajzën me emrin e nënës së saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shumë kohë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Të dy e kanë konsideruar ardhjen në jetë të vajzës së tyre si një bekim, duke qenë se Inva tashmë është 50 vjeç (ditëlindja 1963).
Uroj Ramadanin dhe Inven per vajzen se ciles i uroj jete te gjate dhe suksese ne jete.
Eshte mrekulli per nje cifte te lumtur dhe, engjellushes se vogel i uroje jete te lumtur me prinderit e saj. Zoti i bekofte me gjithe te mirat. Azis. Danimarke.
Urime, jete te gjate Nines se vogel, kurse sopranoja te mos ndalet ne koncerte se na ka bere krenar qe ka rritur emrin e vendit…
Vajta I ngjan babit,prandaj e ka nxjerre foton.
I uroj nines se vogel jete te gjate dhe ti ngjaje gjyses se saj te nderuar. Inves urime e lumturi me bashkeshortin e saj.
Rrofsh o Inva qe na polle
Per inat t`asaj kacolle
Pikes i ke rene.
Nina te urojme te rritesh plote shendet dhe te mbetesh pergjithenje lumturia e prinderve te tu.
Nina ruse ishte nje grua zonje! Mbesa ka nje shembull te shkelqyer qe t’i ngjaje. Urime sopranos sone te talentuar!
Te uroj xhaxha jet te gjat e te lumtur me familje dhe shum urime per ninen por tash Nina I beri 2vjet ishalla rritet e gezuar me familje. Te pershendet Arbreta Leku nga Baica vajza e Milazim Lekut