Kryeministri Rama është takuar të premten me banorët e Sukthit dhe Shijakut, të cilët u prekën nga përmbytjet e dy ditëve të fundit. Gjatë bashkëbisedimit me këta banorë, Rama ka diskutuar rreth shkaqeve që mund të favorizojnë situata të tilla. Ai ka zgjedhur të postojë në faqen e tij në “Facebook” përgjigjen e një banori të vjetër të kësaj zone, i cili thotë se përmbytjet janë në fakt rezultat e ndërtimeve pa kriter të pas ’90-s.
“Është viti i pestë që vjen duke u shtuar. Defekti ka ardhur që në fillim. U kam thënë, do na merrni në qafë. A bëhet shteti me sustë? Nuk bën vaki! Bëhet avash-avash, duke u ndërtuar. Unë e kam përjetuar këtë dhe kam thënë medet ç’do na gjejë ne”, thotë një prej banorëve të përmbytur.
Rama e cilëson këtë “një dëshmi e thjeshtë e urtësisë popullore për hakmarrjen e natyrës ndaj barbarive njëzetvjeçare me pyjet, lumenjtë, sistemet e mbrojtjes nga uji dhe kanaleve kulluese, në mungesë të ligjit e të shtetit…”. Edhe ai largohet nga kjo zonë, pas përfundimit të një seti fotografik me dritëhije të jashtëzakonshme që t’i fal vetëm natyra. A hahen fotot?- e pyet dikush Ramën në fb.
Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA

Kur qeveriste Berisha per permbytjet ishte fajtor Saliu por tani qe qeveris Rama fajin e ka ose prape Saliu ose populli se udheheqesi i tanishemeshte i pa gabueshem