Në i dinim më mendje hapur këta BigBrotheristat. Jona është shumë e shqetësuar, për shkak se ka puthur Visarin. Ajo i shpjegon Matildës se si ndodhi. Matilda i rrëfen se e kishin parë edhe banorë të tjerë, duke e bërë Jonën të shqetësohet edhe më shumë. Ajo nis të qajë. Matilda mundohet t’i flasë, por ajo mbulohet me jorgan, duke mos i kthyer përgjigje. E penduar thellë për puthjen e dhënë “pa dashur”, siç thotë ajo. Pasi shfryn nën jorgan në dhomën e gjumit, vajza del në oborr e më pas futet në magazinë, duke vazhduar të qajë. Eh, pikë e zezë! Të dy meshkujt me të cilët Jona është afruar gjatë qëndrimit në shtëpi, tashmë kanë gjetur partneret e tyre; Arditi është lidhur me Julianën, ndërsa Visari ka filluar të shfaqë hapur afrimitetin me Lorin, me të cilën ka shkëmbyer edhe puthje. Në buzë oreee. Po mos bëj kështu moj çupë, nuk është më ndonjë gjë e madhe!
