A beson më populli?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Ç’po ndodh me klasën politike në Shqipëri?! Përse çdo ditë e më shumë po humbet besimin tek sytë e publikut? A ndodhet në krizë elito-politika shqiptare? Po populli a u beson më të zgjedhurve të vet? Po të analizosh situatat e fundit politike është krijuar një tymnaje ku populli si një spektator ndjek skenarë nga më të çuditshmit me aktorë të zgjedhurit e vetë. Opinioni publik, ose populli siç ju pëlqen të thonë, duhet ta ketë kuptuar se politikanët nuk i shërbejnë atij, përkundrazi. Se ai ju duhet vetëm kur vjen koha e votës kur si fasadë mozaiku për fushata plot eufori dhe ilaritet, vetëm u premtohet. Prioriteti i tyre mesa duket është vetëm pasurimi dhe karriera e tyre personale, dhe jo hallet e problemet e popullit. Por vlen për t’u parë deri kur kjo elitë e këtij formati do ta bëjë dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, urojmë të jenë të vërteta, dhe jo vetëm demagogjike. Nga Adrian Milo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *